AKTUALITET, 17 Tetor 2025, 17:43

“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Zemra mal”! Rama reagon për protestën në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën madhështore që po mbahet në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama ka ndarë pamje nga pjesëmarrja masive e qytetarëve në Sheshin Skëndërbej, ku mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet po protestojnë nën thirrjen “Liria ka emër – UÇK”.

Në shenjë mirënjohjeje dhe emocionimi, kryeministri ka shkruar shkurt: “Zemra mal!”.