AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 16:11

"Thika i ka prekur mushkërinë"/ Mjeku jep detaje për gjendjen e kryebashkiakut dhe shoferit të tij

"Thika i ka prekur mushkërinë"/ Mjeku jep detaje për

Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Korreshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, të cilët u plagosën me thikë nga i dyshuari Orges Xhelili.

Sipas mjekut, dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.

Në prononcimin për mediat, mjeku sqaron se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.