AKTUALITET, 10 Gusht 2022, 11:58

Tentuan të trafikonin 1 ton kokainë, gjykata jep masën e sigurisë për tre skafistët

Tentuan të trafikonin 1 ton kokainë, gjykata jep masën e

Tre skafistët vlonjatë të arrestuar si rrjedhojë e operacionit “Syri” të zhvilluar nga Guardia Di Finanza dhe Policia e Shtetit janë lënë në arrest me burg.

Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dolën këtë të mërkurë para Gjykatës së Vlorës. Ata u kapën me 992 kilogramë marjuanë 13 milje larg Vlorës.

Si pasojë e operacionit është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, Gregor Likaj. Ndërkohë nga ana e Guardia di Finanza janë vënë në pranga dy ukrainas, të cilët morën drogën nga shqiptarët.

Sasia prej 992 kilogramësh ishte e ndarë në 153 pako të mbështjella me plastmasë ndërsa mbi paketim kishin shenja të ndryshme.

Referuar Guarda Di Financës sasia e drogës së bllokuar në rast se do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 10 milionë eurove.