TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Lezhës gjate ditës së sotme nuk e kanë përmirësuar situatën e krijuar nga zjarret në territorin e këtij qarku.
Pyjet në malësinë e Kurbinit vijojnë të jenë në flakë.
Ndërsa zjarri i cili ka rënë prej gati një jave ka shkrumbuar rreth 200 hektarë pyje në fshatrat Skuraj, Gallat, Vinjoll dhe Malbardh.
“Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura, si dhe është operuar nga ajri me Helikopter Cougar. Është arritur mbajtja jashtë rrezikut e banesave të fshatit. Vijon operacioni me mbështetjen e Forcave të Armatosura”, tha ministria në njoftimin e sotëm.