TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Samrisht, Shkodër, ku raportohet se një fëmijë 10-vjeçar është qëlluar për vdekje me çifte.
I mituri është qëlluar nga xhaxhai i tij në mënyrë aksidentale dhe nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndersa policia ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
“Më datë 09.08.2022, rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.
Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J. jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.