TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me të dhënat e Doganave mbi rënien e konsumit të karburantit në vend.
Përmes një postimi në facebook Blushi shkruan se sipas shifrave, konsumi i naftës ka arritur në nivelet e vitit 2020, vit ky kur vendi ishte nën kufizimet e pandemisë së Covid-19.
Sipas tij, këto janë pasojat e makutërisë së Edi Ramës dhe “Bordit të vjedhjes së qytetarëve” me çmimet qiellore të karburantit që ata caktojnë.
Postimi i plotë:
Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.
Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.
Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.
Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.