TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makine Volkswagen me targa ‘AA645 CS’ i është vënë flaka ne Fushe Kruje. Mësohet se mjeti është në pronësi të Etnor Alushit, 29-vjeç.
Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 2 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë. Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.
Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti.