AKTUALITET, 30 Shtator 2024, 17:27

Tensionet në Kuvend/ Nuk mblidhet Këshilli i Mandateve, Spiropali njofton ndërprerjen e mandatit të Salianjit

Tensionet në Kuvend/ Nuk mblidhet Këshilli i Mandateve, Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mes kaosit në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.

Gjithashtu ajo njoftoi se për të nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg.

Spiropali më tej njoftoi vakancën e vendit të krijuar.

Spiropali: Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë. Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ.