AKTUALITET, 30 Shtator 2024, 17:23

Tym e flakë në dyert e Kuvendit, Bardhi: Po djegim karriget për Salianjin, por jo mandatet!

Tym e flakë në dyert e Kuvendit, Bardhi: Po djegim karriget për

Deputetët e opozitës kanë nisur aksionin e tyre dhe këtë e kanë bërë që nga salla e Kuvendit, aty ku këtë të hënë mbahej seanca plenare.

Deputetët e opozitës bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali.

Më pas, opozita nxori jashtë karriget e Kuvendit dhe vuri flakën në hyrje të sallës.

Bardhi i beri konfuze gazetaret teksa tha se opozita po i dorezon karriget.

I pyetur nese kjo do te thote se po dorezojne mandatin, ai tha:

“Jo jo, nuk i japim mandatet ne. Mandatet i dogji kush i dogji” – tha Bardhi.