AKTUALITET, 30 Shtator 2024, 16:45

Forcimi i sigurisë në shkolla, Manastirliu: Rastet e dhunës janë ulur

Forcimi i sigurisë në shkolla, Manastirliu: Rastet e dhunës

Bullizimi dhe përfshirja e nxënësve në konflikte në të cilat nuk kanë munguar edhe pasojat fatale, mbeten fenomen shqetësues në shkolla. Kjo ka detyruar autoritetet të shtojnë masat e sigurisë dhe numrin e oficerëve të policisë në institucionet arsimore.

“Numri i incidenteve të dhunës në shkolla ka ardhur duke u ulur, për 2023-2024, janë raportuar 722 raste më pak në krahasim me një vit më parë. Do të thotë që mekanizmat janë funksionalë”, tha ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ministri i Brendshëm u ndal  te projekti “SmartCity”, me anë të të cilit synohet mbikëqyrja e hapësirave publike, përfshirë shkollat.

“Ne synomë një standard të ri të digjitalizimit monitorimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së hapësirave publike në qytete, përfshirë këtu dhe shkolla. Ky projekt nënkupton monitorim nëpërmjet  inteligjencës artificiale dhe pritet të modernizojnë infrastrukturën e policisë së shtetit”, tha ministri Ervin Hoxha.

Ministri theksoi ndër të tjera dhe rëndësinë e projektit kundër ekstremizmit të dhunshëm.