AKTUALITET, 11 Prill 2025, 13:09

Tenderat/ Kreu i ARRSH-së paraqitet përsëri në SPAK, Gentian Gjyli ishte edhe në muajin janar, u pyet për dy orë

Tenderat/ Kreu i ARRSH-së paraqitet përsëri në SPAK, Gentian

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme.

Gentian Gjyli është thirrur nga institucioni i akuzës, por arsyet dhe veprimet e kryera brenda godinës mbeten ende të panjohura zyrtarisht.

Edhe në muajin janar të këtij viti, zyrtari i lartë i ARRSH-së dha shpjegime për rreth dy orë në SPAK.

Mesohet se ai dëshmoi mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit,  Evis Berberi njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku

Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.