AKTUALITET, 11 Prill 2025, 11:06

KPA shkarkoi kreun e Prokurorisë së Lezhës, Altin Dumani e akuzoi për abuzime të rënda me detyrën

KPA shkarkoi kreun e Prokurorisë së Lezhës, Altin Dumani e akuzoi
Shehaj dhe Dumani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, pasi ai u gjet në kushte të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Ky vendim është marrë nga denoncimet e bëra në emisionin “Vetting”, ku është informuar për shkeljet e Shehaj gjatë kohës që ai ka ushtruar detyrën e kryeprokurorit.

Në raportin e Komisionerit Publik, janë evidentuar disa mangësi dhe shkelje të rëndësishme të ligjit nga ana e Shehaj, ku pjesë e hetimit ishte gjithashtu mosregjistrimi i procedimeve për disa vepra penale të referuara nga policia dhe pushimi i hetimeve pa arsyetim të mjaftueshëm.

Ndërkohë, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, ka kërkuar shkarkimin e Shehaj, duke shprehur se mangësitë profesionale dhe mangësia e arsyetimit ligjor për veprimet e tij janë të papranueshme për një pozita të tillë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht për shkarkimin e tij nga detyra, duke u bërë kështu një tjetër hap për forcimin e integritetit të drejtësisë në Shqipëri.

Shehaj e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore dhe është emëruar prokuror në qershor të vitit 2012, ku nga kjo periudhë ai ushtron detyrën e prokurorit në Lezhë, ndërsa është vënë re se në CV-në e tij nuk është e specifikuar shkollimi i tij, teksa vlerësimet e KPK-së lidhen edhe me kriterin profesional.

Gjithashtu, ajo që ka dalë në pah është fakti që drejtuesi i prokurorisë në Lezhë ka mospërputhje deklaratash me pasurinë e tij, pasi në vitin 2004 nuk ka zotëruar asgjë.

Ndërkohë, në fundin e 2019-tës pasuria familjare ka shkuar në 11.1 milionë lekë. Ndër të tjera, në 2014-tën Shehaj rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në shumën 8 milionë lekë të vjetra, ku po në këtë vit ka deklaruar kontratën e një kompanie të 2009-tës me shitblerjen e një apartamenti me vlerë të shtuar prej 13,5 mijë eurosh.

Ka qenë vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka vlerësuar se, nga analizimi i pasurive të Erjon Shehaj, janë konstatuar disa pasaktësi në deklarim.

Ndërkohë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, nga aktet e administruara nga Shehaj janë gjendur rrethana ligjore që nuk e plotësojnë kriteret, ndërsa nga informacionet e emisionit “Vetting” prokurori ka pasur përplasje ligjore me avokatin Ded Guri.

Në vitin 2015, Prokuroria e Lezhës është përballur me një çështje, ku në administrim të dosjes është gjetur një zarf me dy letra kërcënuese drejtuar ish-drejtuesit të Prokurorisë, Përparim Vukaj, dhe prokurorit Erjon Shehaj. Çështja u mor nën hetim nga vetë Shehaj, por trajtimi i kësaj dosjeje krijoi një konflikt interesi, një fakt që mbështetej edhe nga Komisioneri Ballhysa.

Pas apelimit në Gjykatën e Apelit Shkodër, u mor vendimi që shfuqizoi masat e marra nga prokurori Shehaj, duke e konsideruar arrestimin e avokatit Ded Guri dhe masën e sigurisë si të pavlefshme. Sipas Gjykatës, ligji ndalon një prokuror që të hetojë një çështje ku është i përfshirë vetë, dhe nuk kishte prova që implikonin avokatin si autor të letrave kërcënuese.

Avokati Guri, megjithatë, nuk e mbylli çështjen pas vendimit të Gjykatës, duke paditur Shehajn për shpërdorim detyre. Pas një periudhe të gjatë hetimesh, çështja u transferua në Gjykatën e Kurbinit, ku Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes. Megjithatë, Gjykata e Kurbinit vlerësoi se veprimet dhe mosveprimet e Shehaj mund të përbënin një vepër penale, sipas nenit 313 të Kodit Penal, duke sugjeruar dënimin me gjobë ose deri në 5 vite burg.

Në fund të vitit 2021, Gjykata e Kurbinit konstatoi se çështja ishte parashkruar, pasi kishin kaluar më shumë se pesë vjet që nga momenti i arrestimit të kundraligjshëm të avokatit Ded Guri.

Pavarësisht këtij vendimi, Komisioneri Publik theksoi se Shehaj duhej të kishte hequr dorë nga hetimi për shkak të interesave që lidhen me të. Ky rast, në fund, ka kaluar për shqyrtim të mëtejshëm te Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pas konfirmimit të Shehaj si drejtues i Prokurorisë së Lezhës nga procesi i Vettingut.

Armando Uka, një ish-i burgosur që ka vuajtur dënimin në burgun e Reçit në Shkodër për “Vetting”, ka ngritur akuza ndaj kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj, duke pretenduar se është përjashtuar nga përfitimi i amnistisë penale. Sipas Ukës, kjo ka sjellë mbajtjen e tij në burg përtej afateve të parashikuara nga ligji.

Avokati i Ukës, Gjergj Neli, ka shpjeguar se ata kanë pritur vazhdimisht veprime nga Prokuroria e Lezhës, veçanërisht nga prokurori Shehaj, i cili ka vonuar procedurat dhe nuk ka vepruar në kohën e duhur, duke argumentuar se nuk ka pasur certifikatat e nevojshme për të vazhduar me përfitimin e amnistisë.