AKTUALITET, 11 Prill 2025, 10:59

Gjykata kërkon seancë pajtimi për Metën dhe Kryemadhin, çifti sot sërish "përballë" në procesin e divorcit

Gjykata kërkon seancë pajtimi për Metën dhe Kryemadhin,

Duket se nuk ka kthim pas për të shpëtuar martesën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit!

Top Channel raporton se mëngjesin e kësaj të premteje avokati i Metës, Genc Gjokutaj është paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranës, në lidhje me procesin e divorcit mes çiftit.

Seanca është lënë për ditën e sotme prej datës 21 shkurt pasi sipas gjyqtares duhet të paraqiten të dy paditësit që kërkojnë divorcin.

Përpara se të nisë shqyrtimi i padisë së divorcit ligji kërkon praninë e çiftit të cilëve u ofrohet në një seancë paraprake mundësia e pajtimit dhe në rast se ata e refuzojnë pajtimin, vazhdohet me  gjykimin për divorc.

Ky është parashikimi ligjor për çdo divorc tha TCH, edhe pse shume çifte dy vitet e fundit përballë stokut të dosjeve po i drejtohen noterëve për të firmosur marrëveshjen për divorc dhe kjo marrëveshje më pas normalizohet me vetëm një seancë në gjykatën civile.

Padia e divorcit u paraqit në qershor nga Ilir Meta, ndërkohë që prej tetorit ai mbahet nën arrest më burg për llogari të SPAK.