AKTUALITET, 11 Prill 2025, 12:05

Ngjarja e rëndë/ Përfshihet nga flakët autobusi para Ministrisë së Jashtme, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Ngjarja e rëndë/ Përfshihet nga flakët autobusi para

Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme.

Sipas pamjeve të siguruara nga media, autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit, dyshohet për një defekt teknik.

Sakaq, raportohet se në momentin që kanë nisur flakët në autobus kanë qenë duke udhëtuar disa pasagjerë, të cilët kanë dalë jashtë menjëherë.

Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.