AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 13:54

Telefonata për bombë, RENEA zhvillon sërish kontrolle me qen antieksploziv në Gjykatën e Posaçme

Telefonata për bombë, RENEA zhvillon sërish kontrolle me qen

Një telefonatë anonime alarmoi autoritetet për bombë në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

RENEA po kryen sërish kontrolle në Gjykatën e Posaçme, me qen antieksploziv.

Ndërkohë në Gjykatën e Apelit, kontrollet përfunduan dhe në një reagim, Apeli bëri me dije se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.