AKTUALITET, 8 Nëntor 2022, 13:38

Dy deputetë të PD hoqën dorë nga mandati, ja lëvizja që do të bëjë Sali Berisha

Dy deputetë të PD hoqën dorë nga mandati, ja lëvizja

Sali Berisha ka njoftuar këtë të martë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mbledhja mbahet në orën 14:00 dhe ajo vjen pasi dy deputetë të PD, hoqën dorë nga mandati i tyre dje dhe sot.

Më 7 nëntor, ishte deputeti Alfred Rrushaj, i cili njoftoi dorëzimin e mandatit. Ndërsa këtë të martë, Grida Duma bëri me dije se do të linte mandatin dhe të largohej nga politika.

“Në orën 14.00 mblidhet në seli Grupi Parlamentar i PD.

Fjala e Kryetarit Sali Berisha do të jetë live”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë për mediat selia blu.