AKTUALITET, 15 Nëntor 2023, 17:17

Tedi Blushi: Erion Veliaj propozon t'i japë Ndragheta-s pastrimin e të gjithë Tiranës!

Tedi Blushi: Erion Veliaj propozon t'i japë Ndragheta-s pastrimin e
Flavio Tosi dhe Erion Veliaj

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak vendimin për t'i dhënë shoqërisë "Eco Tirana" të drejtën për të pastruar të gjithë kryeqytetin.

Blushi deklaroi se vota e tij sot në Këshillin Bashkiak DO TË JETË KUNDËR këtij projekti të rradhës mafioz të Erion Veliaj që propozon t'i japë Ndragheta-s pastrimin e të gjithë Tiranës.

Reagimi i Blushit

Ndiq plehrat për të shkuar tek lekët: Erion Veliaj propozon t'i japë Ndragheta-s pastrimin e të gjithë Tiranës!

Drejtuesi i mafies së plehrave dhe inceneratorëve, Erion Veliaj, i cili prej kohësh duhej të ishte marrë i pandehur nga SPAK, i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak vendimin për t'i dhënë shoqërisë "Eco Tirana" të drejtën për të pastruar të gjithë kryeqytetin.
Një tjetër aferë kriminale, që duhet t'i nënshtrohet hetimit të thelluar, jo vetëm për shkak të mungesës së transparencës për kostot që duhet të paguajnë taksapaguesit, por edhe për shkak të lidhjeve të denoncuara më herët nga Antimafia dhe Drejtësia Italiane.
Për të ndihmuar SPAK të kuptojë më mirë mafien e plehrave që drejton sot Tiranën e ftoj të shohë këtë video sqaruese!
Vota ime sot në Këshillin Bashkiak DO TË JETË KUNDËR këtij projekti të rradhës mafioz të Erion Veliaj!
Koha që drejtësia të veprojë sipas ligjit, me paanësi, jo me regji!