TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie.
Por po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, që dyshohet se është kunati i efektivit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë, ndërsa polici i plagosur është identifikuar si Gjergji Ndërshtiqa.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.
Burime bëjnë me dije se efektivi i plagosur është vëllai i drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje.