TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan, ku ka gjetur vdekjen një 64-vjeçar.
Policia sqaroi se shtetasi me iniciale F.F., ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e burrit të motrës së tij kur është shembur një kolonë e ndërtesës.
“Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.