AKTUALITET, 19 Prill 2022, 22:00

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet e para për ngjarjen

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet e para
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Perash”, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga ana e bluve të Shkodrës po punohet për zbardhjen e plote si ka ndodhur ngjarja.