AKTUALITET, 19 Prill 2022, 15:44

Vlorë/ U largua nga shtëpia, e ëma kallëzon në polici zhdukjen e djalit të saj 15-vjeçar

Vlorë/ U largua nga shtëpia, e ëma kallëzon në polici

Një 15-vjeçar rezulton i zhdukur në fshatin Babicë në Vlorë.

E ëma e tij, 31-vjeçarja me iniciale B. B., ka bërë një kallëzim në polici, ku prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.