AKTUALITET, 19 Prill 2022, 17:57

"E paska dhënë Zoti të kemi Edi Ramën në kohë krizash"/ Arben Ahmetaj nuk kursehet për kryeministrin

"E paska dhënë Zoti të kemi Edi Ramën në kohë
Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

Ditën e sotme kryeministri Rama dhe përfaqësues socialistë kanë qenë në Valias, për të përuruar banesat e reja, në kuadër të procesit të rindërtimit.  

Gjatë fjalës së tij, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, nuk i ka kursyer lavdet për Ramën, duke deklaruar se atë e ka caktuar "Zoti vetë", që të bëjë punë për Shqipërinë në kohë krizash. 

Ahmetaj përmendi tërmetin dhe krizën si pasojë e luftës në Ukrainë, kriza këto që kanë rënë gjatë qeverisjes së socialistëve. 

"E paska thënë e dhënë Zoti, që të ishte ky kryeministër që të përballonte këto kriza. Fatkeqësi që na bien krizat, por kemi një kryeministër dhe një qeveri, që përgjigjet në sekondën e parë, deri në orën e fundit të zgjidhjes së krizës", deklaroi Ahmetaj.