TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga takimi me strukturat e qeverisjes vendore dhe lokale, që u zhvillua për dy ditë në qytetin e Durrësit. Rama ka theksuar se duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo stuhi e tretë, pas tërmetit dhe pandemisë.
Sipas Ramës, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, “kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare”
“FotoALBUMI i takimit dyditor në Durrës qeveri-bashki për problemet dhe sfidat e përbashkëta, në një kohë të rënduar nga inflacioni i luftës, ku kemi detyrën t’u rrimë sa më pranë njerëzve, të lehtësojmë sa më shumë barrën e familjeve shqiptare dhe të punojmë sa më fort, për ta nxjerrë Shqipërinë edhe më të fortë nga kjo stuhi e tretë rresht, pas tërmetit e pandemisë”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.