TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe operacionalja e Vlorës kanë zbarkuar në Vlorë teksa vijojnë aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit të Vlorës.
Në rreth rrotullimin e Nartës janë ndalur bashkë me policinë e qarkut në kontrollin e automjeteve të shtrenjta, ato të dyshuara si dhe me xhama të zinj.
Aksioni i policisë kryhet me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, drogë apo eksponentë të krimit të organizuar.
Gjatë mbrëmjes së djeshme por edhe sot mësohet se kanë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona që mund të jenë të përfshira në krime të shumta.