AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 12:21

Detaje të reja/ Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë: Nga klientë të thjeshtë te njerëz të njohur, ja zonat ku shpërndahej droga

Detaje të reja/ Nipi i Pajtim Serjanit u kap me 1 kg kokainë: Nga

Detaje të reja kanë dal nga arrestimi i 24 vjeçarit Klajdi Serjani, nip i Pajtim Serjanit. Klajdi Serjani u vu në pranga ditën e djeshme (9 dhjetor), pasi u kap me 1 kg kokainë së bashku me Euxhenjo Manushin 20 vjeç teksa lëviznin me një mjet luksoz.

Burime për Report Tv, bënë me dije se kokainën e grupit të 2 të rinjve të arrestuar e blinin jo vetëm klientë të zakonshëm, por dyshohet edhe këngëtarë të njohur.

Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e saj në zonën e ish-Parkut në kryeqytet.

Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërndarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë.

Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës.