AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 11:07

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike! Arrestohet 27-vjeçari, do të ekstradohet në Kosovë. Ja emri

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike!

Në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike! Arrestohet 27-vjeçari, do të ekstradohet në Kosovë.  I arrestuari është Mirjon Qokli.

Njoftimi: 

Cërrik/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 27-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. Q., 27 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 27-vjeçarit.