AKTUALITET, 10 Dhjetor 2024, 12:27

Detajet/ Dhëndri i vrau të bijën, flet babai i Albës: Ja si na mashtroi Kastriot Cenko. Më pyeste nëse vajza kishte ardhur te unë! Jemi të revoltuar

Detajet/ Dhëndri i vrau të bijën, flet babai i Albës: Ja si

Flet për herë të parë babai i Alba Cenkos, 32-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj në Ampelokipoi në Greqi.

Në një rrëfim për për News 24, bababi i të ndjerës tregon se si dhëndri mashtyronte familjen e Albës, teksa mante të fshehur trupin e saj të pajetë në papagingon e banesës.

Çfarë tha babai i Alba Cenkos: Kemi ndenjur 5 ditë s’kemi fol, na ka mashtru dhëndri, burri vajzës time.

Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefoninë e ka pas vetë. Na thoshte e ka goca telefonin nuk e hap. Mashtruse. Ai tha ka ikur vajza, a ka ardhur vajza te ty, më tha mua.

Po pse cfarë u bë vajza thashë unë, pulë, erdhi gjeti kokërr gruri dhe e hëngri? Ne jemi shumë të revoltuar, neve e kemi lënë në dorë të ambasadës, të bëhet çfarë të bëhet

Denoncimin e kemi bërë në orën 7 e 30 ditën e hënë. Nipërit i kanë çuar te xhaja i madh.