AKTUALITET, 14 Mars 2024, 12:26

Të dënuarit e burgut të Drenovës nënshkruajnë peticion, ia dërgojnë Bledi Çuçit dhe Gazmend Bardhit: Të miratohet amnistia

Të dënuarit e burgut të Drenovës nënshkruajnë

Të dënuarit e burgut të Drenovës kanë nënshkruar një peticion, ndërsa e kanë dërguar atë në adresë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe atë të opozitës, Gazmend Bardhit. Në peticionin e tyre të dënuarit kërkojnë që të miratohet amnistia penale.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Lorena Kodra, peticioni është firmosur nga ata të dënuar që kanë vuajtur pjesën më të madhe të dënimit.

Të dënuarit ndër të tjera thonë se kanë të drejtë të përfitojnë lirimin me kusht, ndërsa shprehen se e kanë të vështirë ta fitojnë për shkak të paragjykimit që u bëhet nga gjykatat. Janë rreth 50 të burgosur që thuhet se kanë firmosur këtë peticion.

Të dënuarit e burgut të Drenovës nënshkruajnë

Të dënuarit e burgut të Drenovës nënshkruajnë