AKTUALITET, 14 Mars 2024, 10:58

Vidhet një argjendari gjatë natës te “Rruga e Dibrës”

Vidhet një argjendari gjatë natës te “Rruga e

Vidhet një argjendari gjatë natës në Tiranë te “rruga e Dibrës”.

Një person i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në argjendari, duke u futur nga tarraca dhe ka arritur të grabisë rreth 10 milionë lekë bizhuteri.

Bazuar në këqyrjen e kamerave të sigurisë, grupi hetimor dyshon se vetëm një autor ka marrë pjesë në vjedhje.
“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.” sqaron policia.