TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e sotme se përveç ditës së enjte, edhe e premtja do të jetë pushim për administratën, ku bashkë me të shtunën dhe të dielën e çon në katër ditë numrin e pushimeve për këtë javë.
Pas Ramës, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar konfirmon se pushim do të jenë edhe shkollat publike dhe private.
Njoftimi:
Për caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi.
Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Për caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi.
Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin.
Faleminderit!