TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të shtunë në orën 10:00 në Presidencë, do të mbahet ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm.
Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Ballës, i cili do të zëvendësojë Bledi Çuçin pas shkarkimit të tij.
Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë.