TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit, sidomos të drejtën e pronësisë.
Duke folur në Strasburg në takimin e PPE-së, Berisha tha se edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë bë vetëm se mbronte qytetarët e tij në Himarë.
"Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre. Së pari, të drejtat e pronësisë. Pse u arrestua Beleri?
Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës. Ai tha: jo, nuk jam i majtë. Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.
Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve.
Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë. Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut," tha Berisha.