AKTUALITET, 7 Prill 2025, 10:46

Strasburg/ Mori leje për të mos u paraqitur sot në SPAK, Berisha merr pjesë në mbledhjen e PPE

Strasburg/ Mori leje për të mos u paraqitur sot në SPAK, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Strasburg, ku po merr pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane. 

Më 4 prill Berisha kërkoi leje nga SPAK që të mos paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë. 

Kryedemokrati Sali Berisha u lirua nga Apeli i GJKKO-së më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në "arrest shtëpiak", për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ai është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në "arrest shtëpie".

Berisha duhet të zbatojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj. Ai paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.