AKTUALITET, 5 Prill 2023, 13:09

Dyshohet se përplasi për vdekje “Olsi policin” e famshëm të 'Tik Toku'-t, arrestohet shoferi i kamionit

Dyshohet se përplasi për vdekje “Olsi policin” e

Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën Oligert Dika, është arrestuar nga policia, shoferi i kamionit. Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha. 

“Olsi polici” është personazh i njohur në 'Tik Tok', pasi qëndronte në rrugë duke mbajtur uniformën e policit.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë"-njofton Policia.