TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela u shpreh skeptik për një rezultat nga hetimet e SPAK-ut për 21 janarin, pasi gazetari investigativ Artan Hoxha dorëzoi kasetën me regjistrimet e vrasjeve. Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se nuk e besonte se ish-zyrtarët e asaj kohe do të dëshmonin kundër njëri-tjetrit.
“Përtej retorikës së përvitshme çdo 21 janar, kemi diskutuar dhe kemi përsëritur të njëjtat gjëra. Edhe sot jemi në të njëjtën pikë. Në fund të ditës i gjithë ky proces është shkatërruar në dy ditët e para kur ka ndodhur. Në asnjë moment më pas nuk u gjet asnjë provë e re. Me gjithë vullnetin e SPAK-ut, publiku ka perceptuar që autori është Sali Berisha që i ka kanë dhënë urdhër Lulzim Bashës, Lulzim Basha i ka dhënë urdhër Ndrea Prendit. Po a do të dalë Ndrea Prendi që të thotë, po ma dha urdhërin Lulzim Basha? A do të dalë Lulzim Basha që të thotë se ma dha urdhrin Sali Berisha?-tha Tela.