AKTUALITET, 19 Shtator 2024, 13:05

"Sterilizimi'/ SPAK jep lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon nesër në Komisionin Hetimor! Për herë të parë, një i paraburgosur pyetet nga deputetët

"Sterilizimi'/ SPAK jep lejen, ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka dhënë lejen që Rrepaj të lërë qelinë e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit në Kuvend. Ai do të shoqërohet nga forcat e policisë. 

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Ndërkohë, më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.