TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka treguar se cilat janë 2 sfidat me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Nga Brukseli, duke ju përgjigjur gazetarëve të huaj, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se një sfidë është plotësimi i kushteve që i kërkohet Shqipërisë. Ndërsa nga ana tjetër, institucionet e BE-së duhet të jenë gati pasi Shqipëria të ketë përmbushur këto kushte.
“Ka 2 sfida. Njëra është ajo që duhet të bëjmë ne për çfarë pritet prej nesh. Dhe sfida tjetër është me çfarë do duhet të përballemi në të ardhmen. Që do të thotë kur punon me Komisionin Europian dhe gjithçka ndodh sipas rregullave, gjithçka është e parashikuar. Por kur shkon te Këshilli Europian sfida është e paparashikueshme.
Ju e dini si shkojnë gjërat, ndonjëherë ti i ke bërë detyrat e tua por kati tjetër më lartë nuk është gati as të të presë. Le të shikojmë nëse yjet do jenë të linjëzuara siç duhet që kur të jemi ne gati të jenë dhe ata gati. Për momentin ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Ka një ndryshim dramatika të kapaciteteve të BE-së për të dëgjuar. Më vjen keq që na u desh Vladimir Putini të zgjoheshin nga gjumi institucionet e BE-së”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se institucionet e BE-së janë zgjuar nga Presidenti Vladimir Putin dhe tha se shpreson që të mos i zërë sërish gjumi kur lufta në Ukrainë të mbarojë.
“Ka një ndryshim dramatik sa u takon kapaciteteve të BE-së për të dëgjuar, që kur Vladimir Putin i zgjoi institucionet e BE-së. Me vjen keq që i zgjoi ai dhe shpresoj mos t’i zërë përsëri kur lufta të mbarojë”.
Ndër të tjera, për procesin integrues kryeministri tha: “Nuk ka ndonjë gjë që ata që duhet të bëhen anëtarë të zgjedhin çfarë të bëjë. Quhet negocim, por janë detyra shtëpie. Duhet të bëjmë çfarë na kërkojnë. Por, e rëndësishme është ta bëjmë për veten tonë, jo për ta. Duke bërë çfarë kërkon procesi i anëtarësimit, është të bësh diçka të jashtëzakonshme për vendet tonë. Procesi është i fuqizimit të shtetit demokratik. Kushdo është i bekuar që është në Europë dhe nuk është i integruar në BE, ka këtë mjet. Kur flasim për demokraci institucionale, flasim për diçka shumë realiste sepse në e kemi BE-në”.
Këto deklarata, Kryeministri i bëri nga Brukseli gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke.