TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji universitar “Wisdom” jepte në vendin tonë, në këmbim të pagesave që shkonin deri në 9 mijë euro.
Hetimet kanë nisur prej muajit Korrik të këtij viti, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj, me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.
Hetimi ka nisur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, teksa janë sekuestruar shkresa, janë bërë këqyrje dokumentacioni dhe është marrë në pyetje rektori.
Hetimet po zhvillohen nga prokurorja Antoneta Sevdari, teksa pas regjistrimit të kallëzimit, deri në muajin Shtator, janë kryer veprime të tjera hetimore.
Disa ditë më parë, autoritet italiane arrestuan edhe 2 administratorët italianë të universtitetit,Savino Cianci (i thirrur edhe Nino) dhe administratori Leonardo Catalano, gjatë një operacioni të Guardia di Finanza, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false.