TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.
Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.
“Humbje e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo. Aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor.
Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot. Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare”, u shpreh ai.