TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka bërë një rrëfim të guximshëm mbrëmjen e 31 dhjetorit në Now me moderator Erla Mëhillin.
Ai ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së tij, duke e cilësuar këtë vit si më të bukurin që ka përjetuar ndonjëherë.
Arsyeja nuk lidhet me sukseset profesionale apo vlerësimet artistike, por me një fitore shumë më të thellë personale, djali i tij ka hequr dorë nga droga pas shumë vitesh beteje.
Në një dëshmi të sinqertë, Malkaj shprehet se 'kjo ka qenë sprova më e vështirë e jetës së tij si prind'.
Vitet e mbushura me ankth, dhimbje dhe frikë kanë lënë gjurmë të thella, por sot ato janë zëvendësuar nga shpresa dhe lehtësimi që sjell një fillim i ri.
“Ky është viti më i bukur i jetës sime”, shprehet Malkaj, duke nënvizuar se rikthimi i djalit në një rrugë të shëndetshme është dhurata më e madhe që mund të merrte ndonjëherë.