TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të kalojë natën e ndërrimit të viteve para Kryeministrisë.
Darkën e fundvitit, Lapaj dhe mbështetësit e tij e kanë shtruar pikërisht poshtë zyrës së kreut të Qeverisë, aty ku Lapaj vijon protestën rreth 1 muaji tanimë.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj uron shqiptarët për Vitin e Ri, ndërsa fton qytetarët në protestën e 4 Janarit, në orën 12:00.
“Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!”, shkruan kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Postimi
Gëzuar njerëz të mirë!
Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!