AKTUALITET, 31 Dhjetor 2025, 17:18

Pas problemit me tubacionin, disa zona në Vlorë sërish pa ujë të pijshëm, shkak…

Pas problemit me tubacionin, disa zona në Vlorë sërish pa

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:
-Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave)
-Petrolifera
-TECI
-Porti i Peshkimit
-Zvërnec

Ujësjellës Kanalizimet kanë njoftuar se grupet e punës kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë, ndërsa për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.