AKTUALITET, 1 Janar 2026, 10:10

Detaje/ Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Detaje/ Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia: Dy

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte ku humbën jetën tre shtetas.

Autoritetet sqarojnë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”. Mjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, banues në Tepelenë, u përplas me mjetin tjetër i cili drejtohej nga 24-vjeçari Klejdi Myftari.

Fatkeqësisht si pasojë e aksidentit humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve, pasagjeri Anxhelo Ruçi, ndërkohë mbeti e plagosur 19-vjeçarja e cila ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga Dulaj.

E plagosura Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.