TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë ‘Alba exotic Fruits’, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit. Kësaj kompanie i janë kapur 6 herë drogë në Portin e Durrësit. SPAK ka shpallur moskopetencë për këtë çështje me argumentin se nuk janë gjendur prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet janë zhvilluar nga prokurorja Doloreza Musabelli që ka shpallur mos kompetencën më datë 29 korrik.
Për këtë çështje pas hekurave vijojnë të qëndrojnë vetëm vëllezërit Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimi të lëndëve narkotike. Ndërsa paraditen e së premtes Gjykata e Apelit të Posaçëm i la sërish në burg edhe pse ata kërkuan masë me të lehtë sigurie dhe në të njëjtën kohë transferimin në paraburgimin e Durrësit.