TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestohet gjatë orëve të para të së premtes në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë, Klodian Keqi, autor i dyshuar i vrasjes së Luan Hushi, raporton Euronews.
Në momentet e arrestimit, Keqit nuk i është gjetur armë, ndërkohë vijon puna për kërkimin e kallashnikovit që kreu vrasjen e bashkëfshatarit të tij.
55-vjeçari i identifikuar si Luan Hushi është vrarë paraditen e së mërkurës (10 gusht) në Fushë-Krujë. Mësohet se ai është qëlluar me kallashnikov nga fqinji i tij, Klodian Keqi, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve nga Policia, vrasja paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra për një pyll në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe kur janë afruar kanë gjetur të plagosur rëndë bashkëfshatarin Luan Hushi, të cilin e transportuan drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por pak minuta më vonë 55-vjeçari ndërroi jetë.
“Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha Policia, e cila nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Menjëherë në vendin e krimit shkuan forca të shumta policie ku menjëherë si autor të dyshuar identifikuan Klodian Keqin. Pavarësisht përpjekjeve, ende nuk është bërë e mundur kapja e tij, ndërsa dhjetëra forca të policisë prej orësh janë duke krehur zonën.
Burimet bëjnë me dije se dy bashkëfshatarët prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin e ndërsa mëngjesin e së mërkurës, Keqi kishte parë që 55- vjeçari Hushi ndodhej në zonën e pyllëzuar ku ishte afruar për të sqaruar edhe debatet që ata kishin me njëri-tjetrin.