AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 10:58

SPAK e mori në pyetje një ditë më parë, Bushka nuk drejton 'Ligjet'. Sula: Të dalim me deklaratë të përbashkët, të distancohemi nga veprimet e saj

SPAK e mori në pyetje një ditë më parë, Bushka nuk

Një ditë pasi dëshmoi në SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, Klotilda Bushka nuk ka qenë në krye të komisionit për ta drejtuar, por në vendin e saj ishtë zëvendëskryetari, deputeti i PS, Eduard Ndreca.

Ndërkohë në fjalën e tij, deputeti i PD, Dashnor Sula kërkoi nga të gjithë anëtarët e komisionit që të dalin me një deklaratë të përbashkët ku të distancohen nga veprimet e kryetares së Komisionit.

Sula u shpreh se Bushka me veprimet e saj ka dëmtuar imazhin e komisionit të ligjeve.

Dashnor Sula: Ky komision do të duhet të kishte pasur një qëndrim dhe nuk mund të kalojë në një gjendje kaq të heshtur. Të gjithë anëtarët e komisionit të ligjeve mazhorancë dhe opozitë së bashku të bënim një deklaratë të distancimit.

Është e paimagjinueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të jetë personi që ka kryer veprime në kundërshtim të hapur me ligjin. Kudo mund ti ndodhë, por me një vetëdije të paparë në pengimin e hetimit të drejtësisë për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, kjo është e paimagjinueshme, e pafalshme.

Prandaj unë do të kërkojë nga ju zoti drejtues i këtij komisioni që të kemi një deklaratë apo një prononcim që të distancohemi nga kjo sjellë që ka bërë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, sepse ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve.