AKTUALITET, 25 Shkurt 2025, 10:06

Integrimi në BE, Rama: Jemi vetëm dy vjet afër. Kur të më kujtoni, do të më ketë mbirë bari

Integrimi në BE, Rama: Jemi vetëm dy vjet afër. Kur të

Bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama e mbylli duke ritheksuar se qëllimi i tij është të vendose flamurin kuqezi në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama tha se ky proces është shumë afër dhe ajo dritare që është hapur, nuk duhet mbyllur pa u futur Shqipëria.

“Jemi shumë afër miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE.

Pastaj keni kohë sa të doni t’i shihni të tjerët dhe ku të më kujtoni të më thoni ku je, do më ketë mbirë barë”-u shpreh Rama.