TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi rolin e Sorosit në Shqipëri në vitet e para të demokracisë. Sipas tij, debati për të nisi kur lindi një klasë politike përtej të majtës dhe të djathtës dhe kur ish-nxënësit e tij u bënë vendimmarrës.
“Sorosi në Shqipëri ka dhënë kontribut që nuk kishte kush ta jepte. Nuk e ka dha njeri deri vonë. Dhe kur e ka takuar Berisha, ka qenë situatë tjetër.
Debati lindi kur fondacioni u forcua shumë dhe po arrihej te idea se po krijohej një klasë politike përtej të majtës dhe të djathtës.
Aty filloi konflikti, si me reformën në drejtësi. Në 2002 Fatos Nano e tha për herë të parë idenë e Ballkanit të Hapur e hedhur nga vetë Soros në vitin 1999, por që nuk gjeti mbështetje.
Mori hov kur erdhi Rama se ish-nxënësit ishin vendimarrës. Këtu nisi debatin për Sorosin, se po influenconte politikisht”- tha Abilekaj.