TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Kristi Pinderi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh i zhgënjyer me qeverisjen 12 vjeçare të Edi Ramës dhe deklaroi se ai i ka bërë "dëm të jashtëzakonshëm" komunitetit LGBT. Ndërkohë Pinderi lavdëroi nismat e Berishës kur ishte në qeveri edhe pse sot, ish kryeministri ka një qasje mjaft të ashpër ndaj temave që prekin komunitetin LGBT.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Po Edi Rama, çfarë ka bërë për komunitetin LGBT që prej ardhjes në pushtet? Jeni i kënaqur?
Kristi Pinderi: Mendoj se Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm komunitetit LGBT. Ka shkatërruar demokracinë, në një vend pa demokraci dhe pa te drejta të njeriut që shkelen, një vend të korruptuar, që nuk pyet për ata që janë më të dobet, komuniteti LGBT është më i rrezikuari. Komuniteti LGBT ka patur më shumë mundësi për t'u zhvilluar kur qeverisej nga Berisha sesa në kohën aktuale. Komuniteti LGBT nuk jeton në ajër, hënë dhe mars, jeton të gjithë hallet e shqiptarëve dhe përpos kësaj, rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejt, sa herë që demokracia nuk funksionon dhe ligjet i bën më i forti.
Fahri Balliu: Mos keni parë ndonjë xhelozi të Ramës për ju?
Kristi Pinderi: Kam parë xhelozi të Ramës për Berishën. Sepse sa na takoi Berisha, Rama tha hajde të takohemi bashkë. Kishim dy muaj që përpiqeshim të takoheshim, na vuri përpara një fotografie të një personi që ishte dhe dukej si transgjinor dhe kemi bërë fotografinë me Ramën por nuk u bë virale si fotoja me Berishën. Po atë ditë, ka qenë edhe zoti Meta që na ka marrë në telefon, o flori ku je... Por foton me zotin Meta nuk e nxorrëm sepse na vinte turp! Atë që ka bërë zoti Berisha, që na ka hapur dyert nuk e ka bërë askush më parë...