AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 08:39

Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Krenar që Shqipëria e të gjithëve ne ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar

Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Krenar që

Kryeministri Edi Rama ndihet krenar që sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

Përmes një postimi në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet sot në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

POSTIMI I PLOTË:

Mirëmëngjes,

me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)